Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2022

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i dytë: Paraburgimi

Më 24 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: paraburgimi për personat me çrregullime mendore, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, vendimet gjyqësore dhe shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29  gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :