Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2016

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës - Sesioni II

Më datë 23-24 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e GIZ, ka realizuar sesionin II të programit trajnues “Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës”.

Qëllimi i këtij sesioni ishte avancimi i mëtejmë i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me njohuritë e nevojshme në organizimin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë si dhe fushëveprimin e institucioneve relevante në drejtim të zbulimit dhe hetimit të suksesshëm të korrupsionit në fushën e prokurimit.

Temat në fokus të këtij sesioni kishin të bëjnë kryesisht me zbatimin e drejtë të legjislacionit të zbatueshëm dhe procedurat e prokurimit publik, rreziqet dhe pasojat e korrupsionit në këtë proces, si dhe skemat e mundshme të kurdisjes së ofertave dhe të korrupsionit në prokurimin publik. Më tej u trajtua edhe mënyra e funksionimit të platformës së prokurimit publik elektronik.

Gjithashtu në këtë sesion trajnues, u elaborua planifikimi i hetimit, përmbajtja e planit të hetimit dhe ndjekjes, si dhe rëndësia e krijimit të një strukture të hetimit.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, me diskutime, ku pjesëmarrësit ngritën dhe trajtuan sfidat që hasen në këtë fushë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe atij të apelit.

Shpërndaje :