Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2022

Arsyetimi dhe shkrimi i vendimeve gjyqësore

Më 24 Tetor 2022, Sesion i përbashkët organizuar nga Akademia e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë, është duke e realizuar trajnimin me temë “Arsyetimi dhe shkrimi i vendimeve gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me tematikën e hartimit dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore.  

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore dhe u ofruan përgjigje në pyetjet dhe paqartësitë e ngritura për të gjitha komponentët e shkrimit dhe arsyetimit të mirë ligjor.

Përfitues të këtij sesioni janë: Gjyqtarët nga gjykata Supreme dhe Themelore si dhe Gjyqtare nga Shqipëria.

Shpërndaje :