Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2022

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i tretë: urdhëri ndëshkimorë

Më 25 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: kërkesa për dhënien e urdhrit ndëshkimor, trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29  gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :