Trajnim i Trajnerëve “Punëtori e nivelit të avancuar për trajnuesit e Drejtësisë për të Mitur”
Trajnim i Trajnerëve
“Punëtori e nivelit të avancuar për trajnuesit e Drejtësisë për të Mitur”
Më 28 dhe 29 Mars 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF-in, ka mbajtur punëtorinë e nivelit të Avancuar për Trajnuesit e Drejtësisë për Fëmijë.
Qëllimi i punëtorisë ishte njohja dhe demonstrimi i teknikave më bashkëkohore të trajnimit interaktiv dhe aplikimi i tyre në programet e trajnimit të drejtësisë për fëmijë.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim, përmes demonstrimit praktik te teknikave trajnuese u njohën me metodat e diskutimit në grup, përgatitjen e kuizeve dhe rolin kësaj metodologjie në veprimin inter-aktiv gjatë trajnimit. Ndër teknikat tjera ishin edhe ndikimi vizual, luajtja e roleve dhe harta e të menduarit ku pjesëmarrësit patën rastin që të shohin demonstrimin tyre përmes shembujve të sjella nga praktika gjyqësore në fushën e drejtësisë për të mitur.
Trajnimi u organizua nga trajnerët ndërkombëtar dhe përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur të cilët janë në proces të certifikimit të tyre si trajnerë të IGJK-së në fushën e drejtësisë për fëmijë.
29-03-2012