Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2022

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i katërt: Struktura dhe përmbajta e arsyetimit të aktgjykimit

Më 25 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit  z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: udhëzime për shkrimin dhe arsyetimin e aktgjykimit, dispozitat e së drejtës materiale të cilat janë zbatuar në nxjerrjen e aktgjykimit dhe Deklarimi për pretendimet e palëve lidhur me bazën juridike të kontestit, si dhe propozimet dhe kundërshtimet e tyre për të cilat gjykata nuk ka arsyetuar vendimet e nxjerra më parë në procedurë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :