Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesionin e parë: Veprat penale kundër ekonomisë

Më 26 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë, është realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë  trajtuar: mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave dhe  shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :