Me 27 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Kompensimi i dëmit material dhe jo material”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve në lëmin e shpërblimit të dëmit dhe zbatimit të drejtë të dispozitave të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve për shpërblimin e dëmit material dhe jo material.
Gjatë këtij trajnimi gjithanshëm u trajtuan temat lidhur me format e dëmit material dhe jo material, lartësia e kërkesës për dëm, marrëveshjet jashtëgjyqësore për shpërblimin e dëmit, lartësia e kamatës dhe llogaritja e saj.
Trajnimi u shoqërua me shqyrtimin e gjithanshëm të rasteve nga praktika gjyqësore, veçmas për format e dëmit jo material siç janë: dhimbjet e shkaktuara fizike, frika e pësuar, dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit përgjithshëm jetësor, dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të shëmtimit trupor, dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të invaliditetit, dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të vdekjes së personit të afërt, dhe dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të cenimit të dinjitetit dhe integritetit.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët nga Departamenti i Përgjithshëm - divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.
27-09-2016