Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i tretë: Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Më 28 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Neni 192 – Shtrëngimi, Neni 193 - Privimi i kundërligjshëm i lirisë, Neni 194 -Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, Neni 195 - Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, Neni 197 - Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, Neni 198 -Kontrollimi i kundërligjshëm, Neni 202 -Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara dhe Neni 203 -Shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :