Më 28 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme dhe kur prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
28-10-2022