Më 27 dhe 28 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Projekti i JUFREX, ka zhvilluar trajnimin për stafin administrativ të Gjykatave dhe Prokurorive, me temë: “Mbrojtja e Sinjalizuesve”.
Ky trajnim ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm të AD-së me projektin e JUFREX, në zhvillimin e trajnimeve rreth Lirisë së shprehjes dhe mediave, si dhe mbrojtjes së Sinjalizuesve.
Pjesëmarrësit patën mundësinë që gjatë trajnimit dy (2) ditor, të përfitojnë njohuri rreth Sinjalizimit dhe ndërlidhjes së tij me lirinë e shprehjes, legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar rreth sinjalizimit, dallimet mes sinjalizimit në sektorin publik dhe privat, Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kriteret e saj për vlerësimin e rasteve të sinjalizimit etj.
Gjithashtu u trajtuan edhe Instrumentet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian për mbrojtjen e sinjalizuesve, zbatimi në praktikë i standardeve të GJEDNJ-së, Rregullorja (grk) - nr. 03/2021 për përcaktimin dhe procedurave për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
Përveç dy trajnuesve të angazhuar nga AD, Gjyqtari Dren Rogova dhe ekspertja vendore Flutura Kusari, trajnimi u pasurua edhe me përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsion, të cilët e shfaqën mënyrën e mbrojtjes së sinjalizuesve edhe nga ana praktike nga Institucioni i tyre.
Përfitues të trajnimit ishin Zyrtarët për Sinjalizim brenda Gjykatave dhe Prokurorive nga të gjitha regjionet e Kosovës.
28-10-2022