Më 01 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të kësaj teme po trajtohen janë: objektit të veprës penale, nocioni formalo-material i veprës penale, vepra penale sipas KPRK, elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, elementet e përgjegjësisë penale, përgjegjshmëria dhe Actio libera in causa dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
01-11-2022