Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2022

Moduli: Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit, sesioni i parë: Thirrja, Urdhër arresti dhe Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin

Më 02 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor dhe dorëzania, ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi dhe arresti shtëpiak.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :