Sot më 03 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe në mbështetjen e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI), janë duke e realizuar punëtorinë tre (3) ditore për Komisionin për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.
Ky aktivitetet ka ardhur edhe si rezultat i Strategjisë së sundimit të Ligjit dhe ka për qëllim identifikimin e nevojave për trajnim të anëtarëve aktual dhe të ardhshëm të komisionit për vlerësimin e performancës.
Gjatë punëtorisë do të shqyrtohen objektivat e këtij komisioni që lidhen me matjen e suksesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm, të cilët do të kontribuojnë në hartimin e kurrikulës trajnuese për Komisionin.
Përfitues të kësaj punëtorie janë anëtarët e Komisionit për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
03-11-2022