Më 04 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Përgjegjësia penale dhe ndëshkimi i shtytësitë, shtytja si institut në të drejtën penale, roli i ndihmësit në kryerjen e veprës penale dhe roli i shtytësit në kryerjen e veprës penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
04-11-2022