Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2022

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i gjashtë: Vendimet gjyqësore, mjetet juridike, gjykimi i madhorëve për vepra penale të kryera ndaj fëmijëve dhe mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë

Më 07 nëntor 2022, në kuadër të Programit Fillestar  për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: llojet dhe pjesët vendimeve gjyqësore (pjesa hyrëse, dispozitivi dhe vendimi), vlerësimi i provave lidhur me personalitetin e të miturit, vlerësimi i provave lidhur me veprën penale, mjetet juridike, gjykimi i madhorëve për vepra penale të kryera ndaj fëmijëve dhe mbrojtja e fëmijëve nga kontakti me kryerësit e veprës penale dhe zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :