Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i gjashtë: dënimet plotësuese

Më 07 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e dënimeve plotësuese, Heqja e të drejtës për tu zgjedhur, Urdhri për kompensimin e humbjes apo demit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe Ekzekutimi i dënimeve plotësuese

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :