Më 07 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (1950) dhe Protokollet shtesë, permbajtja e Konventes, Protokollet shtesë të konventës dhe Konventa Evropianë për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) ndikimi i saj në sistemin juridik të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapo emëruar 2022/2023.
07-11-2022