Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2022

Nën moduli: Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore” -Simulim gjykimi për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i parë

Më 04 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë ka realizuar “Simulim gjykimi” konform përmbajtëse se programit trajnues dhe në mbështetje të trajnuesit z. Agim Kurmehaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në gjykatën Themelore në Pejë.

Gjatë këtij simulimi është zhvilluar rasti praktik i përcaktuar në modul dhe secili gjyqtarë ka performuar rolin e caktuar. Në kuadër të këtij simulimi gjyqtarët kanë avancuar teknikat e rreth fjalës hyrëse, përfundimtare, marrjes në pyetje në mënyrë të tërthorët, drejtpërdrejte dhe shpalljen e aktgjykimit të ndarë në role adekuate të rastit.

Simulim i gjykimit nga gjyqtarët e sapo emëruar është realizuar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

 

Shpërndaje :