Më 07 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qëllimi dhe llojet e masave, procedurat dhe kushtet e përgjimit të komunikimeve elektronike për qëllime të procedurës penale, ruajtja dhe shkatërrimi i të dhënave dhe mbikëqyrja e përgjimeve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
07-11-2022