Më 04 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me projektin e Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”, ka realizuar punëtorinë me temë “Të mësuarit përmes praktikës”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte mbledhja e informatave rreth pritjeve të pjesëmarrësve lidhur me trajnimin gjyqësor në Kosovë si dhe identifikimi i problemeve të mëparshme dhe idetë për përmirësime në të ardhmen.
Me rastin e kësaj punëtorie nga ekspertët ndërkombëtarë ashtu edhe nga pjesëmarrësit e kësaj punëtorie u vu në pah rëndësia e mësimit gjatë gjithë jetës ndërsa kjo në gjyqësor u vlerësua si domosdoshmëri. Më tej pjesëmarrësit të ndarë në grupe, punuan për zhvillimin strategjik të burimeve njerëzore në trajnim adekuat dhe të suksesshëm, në formatet e trajnimit adekuat për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, vlerësimin e nevojave për trajnim si dhe metodat dhe mjetet e trajnimit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnuesit dhe stafi i IGJK-së.
04-10-2016