Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i shtatë: pasojat juridike dhe rehabilitimi i të dënuarave

Më 08 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pasojat juridike të dënimit, kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit, pozita juridike e personave të denuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit dhe rehabilitimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :