Më 08 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me “IRZ”, janë duke e realizuar trajnimin me temë “E drejta e insulvencës në shoqëritë tregtare”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Kryetar i Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe Johannes Fritzen Avokat (Zyra Avokatore Dentons).
Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i mbështetjes praktike për praktikuesit kosovarë të së drejtës, demonstrimi i praktikave më të mira evropiane, dhe në këtë mënyrë dhënia e kontributit për sigurinë juridike në fushën e së drejtës së insolvences, duke nxitur aktivitetin sipërmarrës, rritjen ekonomike dhe në këtë mënyrë të përparimit në Kosovë.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga gjykata Supreme, gjyqtare dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjykata Komerciale.
08-11-2022