Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-11-2022

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i dytë: Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropian për të Drejtat e Njeriut

Më 08 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objektivat e GJEDNJ dhe ndikimi i jurisprudencës së GJEDNJ në mbrojtën e të drejtave të njeriut  në sistemin juridik të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :