Më 08 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
08-11-2022