Më 09 nëntor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Objekti i së drejtës civile, parimet e të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe natyra e burimeve të së drejtës civile.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
09-11-2022