Më 10 nëntor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: rrethanat për zbutjen e dënimit, zbatimi i udhëzuesit në praktikë, pesha dhe rëndësia e brendshme e rrethanës dhe rëndësia e rrethanës karshi qëllimit të dënimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
10-11-2022