Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2016

Konstituimi dhe mbrojtja e servituteve

Instituti Gjyqësor i Kosovës me datë 06 tetor 2016, në kuadër të PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Konstituimi dhe mbrojtja e servituteve”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve në lëmin konstituimit dhe mbrojtjes së servituteve dhe zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi.

Gjatë këtij trajnimi gjithanshëm u trajtuan temat lidhur me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me objektin, subjektet dhe ndarjen e servituteve, mënyrave të fitimit të servituteve dhe shuarjes së tyre si dhe padive për mbrojtjen e të drejtave subjektive me rastin e themelimit, ndryshimit apo shuarjes së servituteve.  

Trajnimi u fokusua në shqyrtimin e gjithanshëm të mënyrave të fitimit të servituteve dhe shuarjes së tyre, mënyrat e fitimit të drejtës subjekteve të servituteve konform ligjit në fuqi për çështjet e pronësisë dhe të drejtave tjera sendore e në kuadër të kësaj edhe çështjen e servitutit si një e drejtë sendore mbi sendin e huaj. 

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan dispozitat e Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore (LPDS) në aspektin krahasimor edhe me dispozitat e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridiko-Pronësore  (i vitit 1980), me një përqendrim edhe në Ligjin për Energjinë, kjo për shkakun se me këtë ligji është krijuar servituti i Ndërmarrjeve Energjetike mbi pronat e personave të tjerë, të gjitha këto të shoqëruara me raste nga praktika gjyqësore vendore dhe rajonale.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në Departamentin e Përgjithshëm - divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :