Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-11-2022

Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i parë: Shoqëria e informacionit dhe krimi kibernetik

Më 11 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik, organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik, dhe çfarë është krimi kibernetik?

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :