Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-11-2022

Tryezë për mbrojtjen gjyqësore në rastet e pengim posedimit dhe servituteve

Më 11 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar “Tryezën për mbrojtjen gjyqësore në rastet e pengim posedimit dhe servituteve”.

Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme,  z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga kjo fushë.

Në këtë tryezë janë duke u trajtuar çështjet rreth procedurës së pengim posedimit dhe servitutit, pasi që ekzistojnë mjaftë çështje të ngritura në praktikën gjyqësore që kanë nevojë për tu interpretuar, harmonizuar dhe unifikuar, duke filluar nga kuadri ligjor që rregullon këto të drejta, specifikat varësisht nga lloji i pronës mbrojta e të cilës kërkohet, dallimet dhe ngjashmëritë në aplikimin e dispozitave për pronësinë dhe servitutet, dallimet në rastet e mbrojtjes së pronësisë dhe pengimit të posedimit, relacioni i procedurës se pengimit të posedimit me mbrojtjen e pronësisë.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.

Shpërndaje :