Më 11 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: keqpërdorimi i besimit, fajdeja, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes, kurdisja e ndeshjes ose e sportit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtar të sapo emëruar.
11-11-2022