Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2016

Lufta kundër terrorizmit: Prezantim i dispozitave gjyqësore anti-terroriste, praktikës dhe trajtimit te rasteve të terrorizmit në Francë

Më 06-07 tetor 2016, IGJK në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës së Francës dhe mbështetjen e ambasadës së Francës në Kosovë organizon trajnimin “Lufta kundër terrorizmit: Prezantim i dispozitave gjyqësore anti-terroriste, praktikës dhe trajtimit të rasteve të terrorizmit në Francë”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet përvoja gjyqësore franceze dhe qasja ndaj zhvillimit të terrorizmit,  do të diskutohet rreth bashkëpunimit  me shërbimet e inteligjencës, marrëdhëniet me shërbimet e hetimit penal, menaxhimit të hetimeve, dhe praktikat më të mira hetimore. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar në rastet anti-terroriste,  mënyrat e financimit të grupeve terroriste, dhe praktikat më të mira në trajtimin e këtyre rasteve po ashtu do të jenë në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët. 

Shpërndaje :