Më 14 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes, vëzhgimi ndërkufitar, simulimi i veprës së korrupsionit dhe objektivat e vëzhgimit të fshehtë fotografik ose me video do të ndryshojnë nga rasti në rast, por më shpesh përdoren për një apo më shumë nga arsyet e mëposhtme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
14-11-2022