Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2022

Nën moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i parë: Përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës

Më 15 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi, përmbajtja e aktgjykimit, dhënia, hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit, korrigjimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit dhe llojet e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :