Më 15 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia dhe internetit, rrjeti mbarë botëror (WWW), krimi kibernetik si vepër penale – legjislacioni i brendshëm, procedura e ndjekjes, bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe pika e kontaktit
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
15-11-2022