Më 15-16 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar “Tryezën për çështje nga Procedura Kontestimore”.
Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i kësaj tryeze është trajtimi dhe adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave nga procedura kontestimore.
Në këtë tryezë janë duke u trajtuar shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgatitja e shqyrtimit kryesor, mbajtja e shqyrtimit gjyqësor (përgatitor dhe kryesor), mjetet provuese, bashkëndergjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në procedurë, përfundimi i procedurës me veprime disponibile dhe me vendim gjyqësor, mjetet e goditjes dhe procedurat veçanta kontestimore.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.
15-11-2022