Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2016

Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit

Më datë 13 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që në mënyrë detale të trajtohet korniza ligjore që rregullon mënyrën e lëshimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, procedurën e zbatimit dhe aplikimit të këtyre masave në drejtim të sqarimit të dilemave që ekzistojnë në praktikën gjyqësore.

Gjatë këtij trajnimi u theksua rëndësia e këtyre masave dhe zbatimi i tyre i drejtë në praktikë, llojet e të gjitha masave dhe fazat e hetimit gjatë të cilave ato mund të autorizohen. Më tej u trajtuan kushtet ligjore, personat e autorizuar për lëshimin e masave të fshehta, hartimi i urdhrave për zbatim të këtyre masave dhe përmbajtja e kërkesës për marrjen e këtyre urdhrave për autorizimin e masave.

Në këtë kontekst u shtjelluan kompetencat e policisë, prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

Metodologjia e trajnimit ishte një kombinim i teorisë dhe rasteve praktike të parashtruara nga trajnuesit me qëllim të kontributit në unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me këtë fushë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :