Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-03-2012

Takimi me Mentor

Takimi me Mentor

Më 23 mars 2012 është mbajtur takim me mentorët e kandidatëve të PFAL IV. Gjatë këtij takimi është diskutuar realizimi i programit trajnues për fazën e tretë (fazën e mentorimit), për rëndësinë e punës së mentorëve, përgjegjësitë e tyre si mentor për vështirësitë dhe sfidat që ata kanë kaluar gjate kësaj faze si dhe angazhimin e kandidatëve gjatë kësaj faze trajnuese. 

Drejtori i IGJK-së duke iu drejtuar pjesëmarrësve vlerësoi lartë përkushtimin e mentorëve ndaj kandidatëve gjatë gjithë kësaj faze dhe përkundër numrit të madh të tyre të dy gjeneratave (PFAL III dhe IV)

Nga ana e mentorëve trajnimi praktikë gjatë kësaj faze u cilësua shumë i suksesshëm dhe më se i nevojshëm për kandidatët. Në fund të takimit mentorët dorëzuan formularët e plotësuar, listat e vijueshmërisë si dhe materialet e tjerat të punuara nga ana e kandidatëve gjatë fazës praktike të trajnimit si dhe konfirmuan përfundimin me sukses të kësaj faze trajnimi.

Shpërndaje :