Më 27-29 shtator 2016, në kuadër të projektit të Sektorit të Drejtësisë Regjionale, “Forcimi i institucioneve të drejtësisë penale dhe sundimit të ligjit në Evropën Qendrore dhe Lindore”, nën organizimin e Departamentit të Shtetit-Zyra Tej-oqeanike për Zhvillim të Prokurorisë, Ndihmë dhe Trajnim (OPDAT), Departamenti Amerikan i Drejtësisë-Zyra Ndërkombëtare për Narkotik dhe Zbatim të Ligjit dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë, në Dubrovnik të Kroacisë është realizuar trajnimi i trajnuesve me temën “ Zhvillimi i Kurrikulës - të nxënit nga të rriturit”.
Qëllimi i këtij kursi trajnues ishte fuqizimi institucioneve trajnuese dhe zhvillimi i shkathtësive të trajnueseve për zhvillimin e planeve strategjike, përgatitjen e kurrikulës dhe shfrytëzimin e metodologjive të të nxënit nga të rriturit dhe komponentës së trajnimit të trajnuesve për të zhvilluar programe të qëndrueshme në mënyrë më efektive.
Fokusi i këtij trajnimi ka qëndruar në udhëzimet mbi praktikat efektive lehtësuese të trajnimeve si: hapja e diskutimit, menaxhimi dhe angazhimi në diskutim, mbyllja e diskutimit, teknikat efektive për parashtrimin e pyetjeve, udhëzimi për menaxhimin me pjesëmarrës të vështirë dhe teknikat e kontrollit për moderim.
Punimet gjatë këtij trajnimi janë zhvilluar në grupe ku fillimisht janë ndarë tema nga fusha e korrupsionit, trafikimi me qenje njerëzore dhe barazi gjinore e më pastaj janë prezantuar nga përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse.
Në ketë program trajnimi kanë marr pjesë gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe përfaqësues nga institucioneve të trajnuese të shteteve të rajonit.
Nga delegacioni i Kosovës kanë marr pjesë një gjyqtar, një prokuror, dy avokat si dhe U.D. Drejtori i IGJK-së dhe Udhëheqësi i PTF-së në IGJK.
29-09-2016