Me datë 09 shtator 2016, në Institutin Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi i Këshillit të Redaksisë së publikimeve të IGJK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i punimeve dhe përzgjedhja e tyre për publikim në revistën "Opinio Juris”.
Këshilli i Redaksisë gjatë shqyrtimit të njëmbëdhjetë punimeve të autorëve të ndryshëm, bazuar në prioritetet e përcaktuara për publikime në këtë numër të revistës “Opinio Juris”, përzgjodhi për publikim vetëm ato punime të cilat janë hartuar në frymën e praktikës gjyqësore dhe që iu kanë referuar vendimeve që kanë marrë gjykatat lidhur me çështjet për të cilat kanë qenë objekt trajtimi në punimet e tyre.
Në këtë takim po ashtu u dhanë edhe rekomandime dhe sugjerime për plotësim edhe të disa punimeve, duke ju dhënë mundësia që edhe këto punime të përfshihen nëse autorët e tyre i bëjnë ndryshimet dhe plotësimet sipas kërkesave të Këshillit të Redaksisë.
Gjatë diskutimit u vu në pah edhe rëndësia e revistës dhe kriteret që duhet përmbushur punimet, me qëllim që kjo revistë të shërbejë si një burim që krahas aspektit teorik të ofrojë edhe praktikën gjyqësore për gjyqësorin e Kosovës.
09-09-2016