Më datë 22 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë, të fushës civile, me temë “Procedura sipas ankesës”.
Qëllimi i trajnimit ishte që të analizohen dispozitat e procedurës kontestimore sa i përket ankesës, procedurës sipas ankesës, kufijve të shqyrtimit të ankesës si dhe mënyrave të vendosjes së saj.
Trajnimi u fokusua kryesisht në elarorimin e përmbajtjes së drejtë të ankesës si mjet i rregullt juridik, shkaqet e paraqitjes së ankesës, procedura e pranimit dhe shqyrtimit të ankesës në gjykatën e shkallës së parë dhe afatet ligjore lidhur me procedurën e dërgimit të ankesës në shkallën e dytë. Me tej u trajtuan format e vendosjes mbi ankesën nga gjykata e shkallës së dytë, rastet kur refuzohet ankesa, përmbajtja e arsyetimit të vendimit të gjykatës së shkallës së dytë dhe veprimet e kësaj gjykate pas vendimmarrjes.
Diskutimet në këtë trajnim u zhvilluan në atë mënyrë që të ofrohen përgjigje të gjitha pyetjeve dhe dilemave që ndërlidhën me ankesën si mjet i palëve për të goditur vendimet e gjykatës së shkallës së parë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe të apelit.
22-09-2016