Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2016

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më datë 29-30 shtator 2016, IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”, që është sesioni i tretë i trajnimit për modulin Drejtësia për Fëmijë - aspekti civil.

Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në avancimin e njohurive teorike dhe praktike të gjyqtarëve pjesëmarrës, lidhur me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procedurën e kundërshtimit dhe procedurën e njohjes së atësisë dhe amësisë, në drejtim të mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijës në rastet e ndërrimit të statusit të tyre dhe rastet e dhunës në familje.

Trajnimi kishte në fokus temat si: statusi i fëmijës dhe vërtetimi i statusit martesor, fëmijët martesor dhe jashtëmartesor, mënyrat e vërtetimit të marrëdhënieve prindërore jashtëmartesore, pasojat për fëmijën në rastet e kundërshtimit të atësisë dhe amësisë dhe efektet juridike të njohjes së atësisë dhe amësisë në procedurë gjyqësore. Gjithashtu në kuadër të këtij trajnimi u shtjelluan dhe të drejtat e fëmijëve në rastet e dhunës në familje, llojet e urdhër mbrojtjeve dhe masave mbrojtëse kundër dhunës në familje të cilat mund ti caktoj gjykata.

Metodologjia e zhvilluar në këtë trajnim ishte e kombinuar me ligjërim teorik, raste dhe detyra praktike dhe diskutime për problemet dhe sfidat që hasen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave themelore.

Shpërndaje :