Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2016

Objekti i konfliktit administrativ dhe karakteristikat e aktit administrativ

Më 15 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Objekti i konfliktit administrativ dhe karakteristikat e aktit administrativ”.

Qëllimi i trajtimit të kësaj teme ishte që përfituesit të përvetësojnë njohuritë lidhur me inicimin e konfliktit administrativ me padi në gjykatën kompetente, e cila e shqyrton ligjshmërinë e aktit administrativ që kontestohet me padi.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Konfliktet Administrative, karakteristikat e aktit administrativ, fillimi i konfliktit administrativ, objekti i konfliktit administrativ, rastet kur nuk mund të filloj një konflikt administrativ, procedura sipas padisë dhe veprimet e gjykatës lidhur me padinë si dhe përfundimi i konfliktit administrativ.

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit u adresuan përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe duke përdorur shembuj konkret nga praktika gjyqësore aktuale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e departamenteve administrative të gjykatës themelore dhe Gjykatës së Apelit.

Shpërndaje :