Më 13 tetor 2016, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, z. Besim Morina U.D. i Drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Blerim Isufaj dhe Drejtorin e Sekretariatit z. Lavdim Krasniqi.
Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi në koordinimin e aktiviteteve në mes Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, në veçanti u diskutua për përgatitjen e programit të trajnimit fillestar për prokurorët e rinj që do të rekrutohen nga KPK-ja.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve u pajtuan që programi trajnues të përgatitet në bazë të nevojave të prokurorëve dhe rekomandimeve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit.
13-10-2016