Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-10-2016

Kufizimet në ekzekutimin e urdhërkontrollit

Më 18 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Kufizimet në ekzekutimin e urdhërkontrollit”.

Qëllimi i trajnimit konsistonte në rëndësinë e avancimit të njohurive rreth zbatimit të urdhërkontrollit dhe pasojave në rastet e mos zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në këtë fushë, me fokus në elaborimin e dilemave lidhur me kufizimet gjatë ekzekutimit të urdhër kontrolleve.

Fillimisht gjatë trajnimit u shtjellua çështja e të drejtës së privatësisë dhe respektimit të jetës private gjatë kontrollit, kërkesa për urdhërkontroll dhe përmbajtja e saj, procedura para fillimit të kontrollit, ekzekutimi dhe kufizimet e autoriteteve shtetërore gjatë kontrollit, si dhe rastet e kontrollit pa urdhër të gjykatës. Më tej u elaboruan provat që nuk kanë lidhshmëri me bazën e kontrollit dhe pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit.

Gjatë trajnimit u aplikua metoda e kombinuar e prezantimit, me shpjegime të pjesshme teorike, diskutime interaktive për përvojat dhe problemet praktike, si dhe ndarja në grupe duke paraqitur raste studimore për të identifikuar shkeljet gjatë kryerjes së urdhër kontrolleve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :