Më 21-22 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në mbështetjen e GIZ realizoi sesionin e dytë të trajnimit “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik”.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me provat elektronike, rëndësinë dhe veçoritë e tyre, si të identifikohen dhe vlerësohen provat elektronike dhe sa ndihmojnë provat elektronike në përcaktimin e veprës penale?
Në kuadër të këtij sesioni u trajtuan provat elektronike, procedura dhe praktika, marrja e provave elektronike, vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut, luftimi i rreziqeve të sigurisë virtuale si email, viruset etj.
Gjithashtu gjatë trajnimit u përdoren metodat e krahasimit të legjislacionit vendor me atë ndërkombëtar që e sanksionon krimin kibernetik si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftimin e kësaj dukurie.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme si dhe zyrtarë hetues nga Policia e Kosovës.
22-10-2016