Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2016

Menaxhimi i administratës së gjykatave

Më 26-27 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të programit trajnues për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, ka realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i administratës së gjykatave’’.

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të ngritin kapacitetet lidhur me zbatimin e kompetencave të tyre kyçe, për menaxhimin e administratës së gjykatave, parimet e udhëheqësit të mirë e të suksesshëm, natyrën dhe rendësinë e menaxhimit si dhe stilet e menaxhimit si parakusht për një menaxhim efektiv.

Në  ditën e dytë të trajnimit po ashtu u trajtua lidershipi, ndërtimi i ekipit dhe zgjidhja e problemeve, dhe karakteristikat kryesore që liderët e suksesshëm kanë.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe punuan në raste praktike bazuar në formulën SMART.

Përfitues të trajnimit ishin administratorë të gjykatave dhe prokurorive. 

Shpërndaje :