Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-10-2016

Menaxhim i rrjedhës se rasteve

Me 5 tetor 2016, IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i rrjedhës së rasteve”, për zyrtarët menaxhues të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i trajnimit ishte të kontribuoj, që pjesëmarrësit të kuptojnë më lehtë efektin e menaxhimit të mirë dhe rëndësinë e menaxhimit të drejtë të rasteve në institucionet e drejtësisë, si t’iu shmangen situatave jo të dëshirueshme, si të eliminojnë humbjen e kotë të kohës, të rrisin  efikasitetin e punës, krijojnë një ambient të mirë e kolegial dhe të rrisin nivelin e llogaridhënies në punë. 

Në fokus të trajnimit ishin temat si: rregulloret, rregullat dhe praktikat ligjore te aplikueshme lidhur me menaxhimin e rasteve, dilemat ekzistuese dhe problemet praktike, specifikat në menaxhimin e rrjedhës së rasteve në gjykata dhe prokurori, aspektet procedurale dhe praktike të menaxhimit të rrjedhës së rasteve dhe roli i secilës kategori të stafit, përpunimi dhe raportimi i të dhënave, respektimi i afateve, monitorimi dhe sigurimi i uniformitetit në praktikat administrative, numri i rasteve dhe reduktimi i lëndëve të grumbulluara.

Trajnimi është karakterizuar me punën në grupe të pjesëmarrësve. Të gjithë pjesëmarrësit janë përfshirë në debat, në prezantim të punës në grup duke dhënë mendimin e tyre varësisht nga elementet e rastit praktik.

Përfitues të trajnimit ishin: administratorët e prokurorive, administratorët dhe ndihmës administratoret e gjykatave dhe degëve tyre, shefat e shkrimoreve dhe referentët e lartë.

Shpërndaje :