Më 13-14 tetor 2016, IGJK në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe mbështetjen e TAIEX ka realizuar trajnimin me temë “Përgjegjësia penale për shkeljen e të drejtave të autorit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme veprat penale kundër cenimit të drejtave të autorit sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të analizohen disa nga format e këtyre veprave që më së shpeshti paraqiten në praktikën gjyqësore.
Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtij sesioni trajnues kishin të bënin me konceptin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Njëkohësisht, u bënë vështrime analitike dhe përmbajtjesore për çështjet rreth ndikimit të teknologjisë digjitale mbi të drejtat e autorit dhe mundësitë që i krijon kjo teknologji për personat personave që rrezikojnë dhe cenojnë këto të drejta të autorit. Paraprakisht, vëmendje parësore iu kushtua qasjes alternative për hetimin dhe ndjekjen e shkeljeve të të drejtave të autorit.
Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe e pjesëmarrësve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët e nivelit themelor, policia hetuese, zyrtarë nga Dogana e Kosovës, zyrtarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, avokatë nga të gjitha regjionet Kosovës.
14-10-2016