Më 07 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së, realizoi trajnimin me temë “Shqyrtimi gjyqësor në procedurën e të miturve”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira për zbatimin e legjislacionit rreth shqyrtimit gjyqësor si fazë e rëndësishme e procedurës penale, si dhe fazat e shqyrtimit gjyqësor në procedurën ndaj të miturve.
Fokus i këtij trajnimi ishte në marrjen dhe hartimin e vendimeve gjyqësore në procedurën ndaj të miturve, paraqitja e provave, si dhe rastet kur procedura vendoset me aktvendim, kur ndaj të miturit shqiptohet masa e diversitetit, masa edukative si dhe rastet kur pushon procedura.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët dhe prokurorët diskutuan për sfidat me të cilat ata ballafaqohen gjatë shqyrtimit të këtyre rasteve në procedurë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelor – Departamenti për të Mitur.
07-10-2016